E ardhmja e ikonës Rolls Royce është 100% elektrike

Rolls Royce me shumë mundësi do të prezantojë një version elektrik të Phantom e ri. Kështu shprehet Torsten Müller-Ötvös, CEO i kompanisë. Mendohet edhe se një version hibrid nuk do të jetë i disponueshëm.

“Ne do të bëhemi 100% elektrik. Nuk do të ndërmarrim asnjë hap të përkohshëm.” – u shpreh Müller-Ötvös për gazetarët në lançimin e modelit të ri në Zvicër. “Emission-free është emission-free.”, -shkruan BMag.

Ai pohoi se nuk ka patur ende asnjë kërkesë nga klientët aktual të kompanisë për një makinë elektrike. “Unë nuk kam marrë asnjë kërkesë nga askush deri sot për një ndryshim të tillë.” – u shpreh ai. E gjithë kjo vjen si pasojë e disa parashikimeve të kompanisë për të ardhmen dhe të legjislacioneve në vende të ndryshmë. Kështu, ata parashikojnë se në Azi disa qytete do të ndalojnë qarkullimin e makinave me djegie të brendshme. E gjithë kjo, përkthehet në ulje të shitjeve dhe të kënaqësisë se klientëve. Makina të tilla si Phantom, ndonëse shumë të mëdha, janë ndërtuar për të qënë multifunksionale, si makina ekzekutive.

Müller-Ötvös konfirmon se nuk do të ketë një version ‘Black Badge’ për Phantom. “Thjesht nuk është e duhur për këtë makinë” – shpreh ai. Gjithashtu, Rolls Royce nuk ka në plan të ofrojë sistemin gjysëm-autonom “CoPilot” të BMW. Ai thotë se kompania po pret përmirësimin e mëtejshëm të teknologjive të tilla derisa me të vërtetë t’ia vlejë të heqësh dorë nga drejtimi i një makine të tillë.

Rolls Royce është i prirur të ofrojë më shumë kostumizim brenda makinave. Këtu përfshihen kostumizimi i ekraneve brenda makinës dhe printime 3D.

“Për mua e ardhmja e luksit, është që ti të kesh mundësi të personalizosh akoma edhe më shumë sende.” /AutoCar

Kategoritë
Të ndryshme