“E ardhmja paqësore nuk do të lindë derisa Izraeli të rrëzojë aparteidin”

Duke përmendur shembuj të diskriminimit bazuar në përkatësinë etnike, ai tha se kjo përfshin “të drejtën mbi tokën, shtetësinë, të drejtat e kombësisë, lirinë e lëvizjes,sigurinë e qëndrimit, administrimin e ligjit dhe lëshimin e lejeve të ndërtimit”

Richard Falk, një ish-raportues i Kombeve të Bashkuara (OKB) për të drejtat e njeriut dhe ekspert i të drejtës ndërkombëtare në Universitetin Princeton me bazë në SHBA, ka deklaruar se një “e ardhme paqësore” në çështjen palestineze “nuk do të lindë derisa Izraeli të rrëzojë aparteidin”.

“Një e ardhme paqësore nuk do të lindë derisa Izraeli të rrëzojë aparteidin dhe të pranojë të trajtojë palestinezët sipas standardeve të të drejtave të njeriut, përfshirë respektimin e të drejtës palestineze të vetëvendosjes”, tha Falk duke folur në një intervistë për Anadolu Agency (AA).

Së fundmi, organizata kryesore izraelite për të drejtat e njeriut “B’Tselem” publikoi një raport duke e etiketuar Izraelin si një “shtet aparteid” mbi politikën e këtij vendi të favorizimit të hebrenjve mbi palestinezët. Raporti i organizatës izraelite tha se politikat, ligjet dhe praktikat izraelite kanë për qëllim të promovojnë epërsinë hebreje.

Duke folur në një intervistë për Anadolu Agency (AA), Falk komentoi publikimin e organizatës “B’tesem”, duke e cilësuar si një zhvillim të rëndësishëm.

“Padyshim është një zhvillim i rëndësishëm kur organizata më e respektuar e të drejtave të njeriut e Izraelit publikon një raport që konfirmon raportet e mëparshme të OKB-së dhe pretendimet se palestinezët janë viktimizuar nga një regjim aparteid që kërkon të imponojë politika dhe praktika që sigurojnë epërsinë e hebrenjve duke viktimizuar popullin palestinez në të gjithë Palestinën historike”, u shpreh Falk.

Më tej, Falk tha se “realiteti de fakto i një shteti të kontrollit të unifikuar izraelit sugjeron që qëllimi i miratuar ndërkombëtarisht i një zgjidhjeje të negociuar me dy shtete ka zëvendësuar ambiciet izraelite për të përfunduar projektin sionist të krijimit të një shteti ekskluzivisht hebre në të gjithë tokën e premtuar”. Sipas tij, ambiciet e tilla në vitin 2018 u pranuan nga Izraeli në mënyrë implicite.

“Këto ambicie u pranuan në mënyrë implicite nga Izraeli në vitin 2018 kur ai miratoi një Ligj Themelor që pohonte se vetëm populli hebre ka të drejtën e vetëvendosjes brenda shtetit të Izraelit, se iniciativa e vendbanimeve të paligjshme ndërkombëtarisht meritonte mbështetje kombëtare dhe se hebraishtja ishte e vetmja gjuhë zyrtare”, theksoi Falk.

Ai theksoi se një nga kontributet e raportit të organizatës “B’Tselem” është “identifikimi i elementeve të aparteidit izraelit duke iu referuar politikave dhe praktikave specifike që mbështeten në ruajtjen e epërsisë hebreje mbi jo-hebrenjtë brenda territorit të saj sovran”.

“Midis këtyre janë standardet diskriminuese të zbatueshme për imigracionin, duke u dhënë hebrenjve në të gjithë botën një të drejtë kthimi ‘të pakufizuar’, ndërsa palestinezëve u mohon çdo të drejtë migrimi edhe nëse prindërit ose gjyshërit e tyre kanë lindur brenda territorit të vendit”, tha ish-raportuesi i OKB-së për të drejtat e Njeriut.

Duke përmendur shembuj të diskriminimit bazuar në përkatësinë etnike, Falk tha se kjo përfshin “të drejtën mbi tokën, shtetësinë dhe të drejtat e kombësisë, lirinë e lëvizjes, sigurinë e qëndrimit, administrimin e ligjit dhe lëshimin e lejeve të ndërtimit”.

“Është e qartë se këto tipare të aparteidit ndryshojnë nga fusha në fushë, nga Izraelit në Kudsin Lindor, Bregun Perëndimor dhe Gazën, por sipërmarrja kryesore është e qëndrueshme, përkatësisht dominimi shfrytëzues nga hebrenjtë mbi jo-hebrenjtë, veçanërisht mbi palestinezët”, theksoi Falk.

“Nga viti 1948 e deri më sot, palestinezët kanë vuajtur si popull, qindra mijëra janë zhvendosur dhe shpërngulur si pjesë përbërëse e planit të përgjithshëm izraelit për të qenë një shtet me shumicë hebreje”, shtoi ai.

“Komuniteti ndërkombëtar ka bllokuar në një orë të prishur për çështjen e Palestinës”

“Në fakt, spastrimi etnik është një pashmangshmëri, duke i dhënë Izraelit pretendimet e legjitimitetit si demokraci. Palestinezët, të detyruar të braktisin atdheun e tyre, janë të paktën viktima të aparteidit po aq sa palestinezët që jetojnë nën kontrollin territorial të Izraelit”, tha Falk.

Përderisa nuk ka pasur asnjë prononcim nga qeveria izraelite mbi raportin e organizatës “B’Tselem”, Falk tha se ai nuk mendon se “Izraeli do të veprojë më njerëzisht ndaj palestinezëve si rezultat i raportit”.

Pothuajse tre dekada pas luftës arabo-izraelit të vitit 1948, Izraeli në vitin 1967 pushtoi territoret palestineze, përfshirë Bregun Perëndimor, Kudsin Lindor dhe Rripin e Gazës.

Palestinezët i duan këto territore për krijimin e një shteti të ardhshëm palestinez.

Izraeli ka krijuar vendbanime në Bregun Perëndimor, përfshirë në Kuds, ku banojnë mbi 600 mijë kolonë.

Në lidhje me çështjet mbi qëndrimin e komunitetit ndërkombëtar mbi çështjen e Palestinës, Falk tha se, “Komuniteti ndërkombëtar duket se është bllokuar në një orë të prishur nga aderimi i tij i vazhdueshëm ndaj diplomacisë krejtësisht të diskredituar të Oslos, e cila ishte premisë e një zgjidhjeje me dy shtete”.

Ai shprehu besim se një zgjidhje e drejtë mund të dalë nga rezistenca palestineze dhe iniciativat e solidaritetit global, “duke ushtruar presion të mjaftueshëm mbi udhëheqjen izraelite në mënyrë që të shkaktojë një rillogaritje të interesave kombëtare”.

“Është e dobishme të kujtohet se ky kombinim i zhvillimeve shpjegon shembjen e papritur të regjimit aparteid në Afrikën e Jugut”, theksoi Falk.

Kategoritë
BotaLajme