E dhimbshme! 13-vjeçari që u gjet i vdekur në dhomën e gjumit, e mbante familjen duke kërkuar lëmoshë

Aktori Jeton Zogjani rrëfen historinë e njohjes me Elmedinin, i cili u gjet i vdekur në dhomën e gjumit.

Babai në Fushë Kosovë ka raportuar policinë se e gjeti pa shenja jete djalin e tij 13-vjeçar në dhomën e gjumit, shkruan lajmi.net.

Aktori Jeton Zogjani, përmes disa postimeve në llogarinë e tij në Facebook, ka treguar se njihej me Elmedinin e ndjerë.

Ai tha se Elmedini ishte një lloj kryefamiljari, ngase ai e mbante gjithë familjen duke kërkuar lëmoshë.

Vogëlushi, edhe pse në moshë shumë të re, e kishte për barrë ta paguante rrymën dhe kredinë për nënën e tij.

Aktori tregoi se Elmedini e vizitonte te lokali i tij, ndërsa gjatë bashkëbisedimeve që kishte me të, vogëlushi ishte shprehur i mllefosur me jetën që kishte.

Kategoritë
LajmeTë ndryshme