E hëna e vjedhjeve, katër hajni janë kryer vetëm dje!

Dje, ditën pushimi, disa persona kanë shfrytëzuar situatën që të kryejnë vjedhje në Kosovë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, katër vjedhje kanë ndodhur dje, kurse tret ë dyshuar janë arrestuar, njëri nga ta shtetas i Shqipërisë.

Të njëjtit kishin vjedhur  gypa të metalit dhe bakrit në Spitalin Rajonal në Gjilan.

Kurse dje, hajnat vodhën para, dokumente, pajisje elektronike e stoli.

“Prishtinë, 25.04.2022 – 14:00. Viktima femër kosovare ka informuar se person-a të pa njohur i kanë thyer xhamin e veturës dhe kanë vjedhur çantën e dorës euro, para të gatshme dhe dokumentet e saja personale. Rasti është duke u hetuar.

Prishtinë, 25.04.2022 – 17:00. Është raportuar për vjedhje në disa lokale në qendër tregtare.  Lidhur me rastin janë arrestuar dy persona meshkuj kosovarë, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer vjedhjen. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit njëri nga ta është dërguar në mbajtje ndërsa tjetri është liruar.

Spitali Rajonal, Gjilan, 28.03.2022 – 18:00. Me 25.04.2022 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga hapësira e jashtme e spitalit persona të dyshuar kanë vjedhur gypa të metalit dhe bakrit. Lidhur me rastin janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj (njëri shtetas i Shqipërisë dhe dy shtetas kosovarë). Me vendim të prokurorit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Ferizaj, 25.04.2022-02:40. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se tre persona të panjohur, të maskuar,  kanë dëmtuar me veturë vitrinën e qendrës tregtare ku kanë vjedh pajisje elektronike dhe duke u larguar kanë shtënë me armë zjarrit në tokë. Njësitet përkatëse janë duke hetuar rastin.

Fsh. Lipovec, Gjakovë, 25.04.2022 – 21:30. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur nga shtëpia e tij kanë vjedhur para të gatshme dhe stoli ari. Njësitë policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raport.

Kategoritë
LajmeVendi