E konfirmon Lajcak: Takimi i ardhshëm për dialogun Kosovë-Serbi në fillim të shtatorit

I dërguari special nga Bashkimi Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, ka njoftuar se ka zhvilluar bisedime me zv/kryeministrin e parë Besnik Bislimi, dhe me Drejtorin e të ashtuquajturës ‘’zyres serbe për Kosovë dhe Metohi’’.

Për këtë njoftoi vetë Lajcak, përmes një shkrimi në Tëitter, ku tha se këto diskutime u zhvilluan për përgatitjen rreth takimit të ardhshëm të dialogut në fillim të shtatorit.

‘’ Sot, kam pasur diskutime thelbësore të veçanta me Zëvendëskryeministrin e Parë të Kosovës, Besnik Bislimi, dhe me Drejtorin e zyrës serbe për Kosovën, Petar Petkovic, në lidhje me përgatitjet për takimin e ardhshëm të dialogut në nivel Kryenegociatorësh në fillim të shtatorit’’, shkroi Lajcak.

Kujtojmë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksander Vucic, janë takuar dy herë deri më tani në Bruksel, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Këto takime janë ndërmjetësuar nga përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell dhe i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Kategoritë
LajmeVendi