E konfirmon Policia: Vëllai i drejtorit të TEB Bank është dërguar në mbajtje

Policia e Kosovës ka njoftuar se Tarkan Ozdemir, vëllai i Drejtorit Menaxhues të Bankës “TEB” në Kosovë, Orçun Ozdemir, është dërguar në mbajtje.

Ndaj tij ishte lëshuar urdhër arrest ndërkombëtar.

“Në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtarë është arrestuar i kërkuari mashkull shtetas i Turqisë dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh.

Tarkan Ozdemir po kërkohej nga autoritetet e Moldavisë.

Kategoritë
BotaLajme