E konfirmon Shaip Kamberi se fitoi edhe një mandat në kuvendin e Serbisë

Udhëheqësi i Koalicionit të Shqiptarëve për Luginën Shaip Kamberi, ka konfirmuar se e ka fituar edhe një mandat si deputet në Kuvendin e Serbisë.

Kamberi tha se tani kur janë numëruar 90 për qind të votave koalicioni që ai udhëheq e ka siguruar një ulëse në këtë kuvend.
“Po unë jam zgjedhur deputet. Me 90 për qind të votave të numëruara e kemi një mandat”, tha ai për Klan Kosovën.

Kategoritë
LajmeRajoni