E moshuara e gjen një kuletë me dokumente dhe para në Ferizaj, i përkiste një studenti

Policia e Kosovës ka njoftuar se një e moshuar ka gjetur një kuletë me para dhe me dokumente në Ferizaj.

Sipas policisë, ajo më pas e ka dorëzuar kuletën në polici.

Policia ka identifikuar se kuleta i përkiste një studenti 25-vjecar.

Njoftimi i plotë:

Me datën 09.10.2021 rreth orës 08:40 një qyetatare nga Ferizaj Hyrisha Thaqi, e moshës 53 vjecare, amvise , në rrugën “Gjon Serreqi “në Ferizaj ka gjetur një portofol me para dhe dokumente të humbura.

Portofoli i përkiste Gent Shabanit i moshës 25 vjeçar, student nga Ferizaj.

Ajo menjëherë portofolin e gjetur e ka dorëzuar në stacionin policor në Ferizaj.

Pas procedurave të verifikimit të pronarit, në prani të policisë, pronarit Gent Shabanit i kthehen paratë 91.52 euro, 5 franga dhe dokumentet e tij.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka falënderuar qytetaren Hyrisha Thaqin për gjestin human dhe shembullorë me rastin e dorëzimit të portofolit të gjetur në stacionin e policisë.

Kategoritë
LajmeVendi