E moshuara ukrainase që i mbijetoi holokaustit: S’më kanë vrarë Hitleri e Stalini, do i mbijetoj edhe Putinit

Një e moshuar ukrainase  e cila i ka mbijetuar holokaustit, është shprehur se do i mbijetojë edhe luftës në Ukrainë e cila nisi më 24 shkurt.

Bëhet fjalë për Anastacia Gulei është 96-vjeçe, e cila u detyrua të arratiset nga Ukraina pas hyrjes së trupave ruse.

Gulei, është shprehur se do i mbijetoj dhe sulmit të Putin, ashtu siç i mbijetoi sulmit të Hitlerit dhe Stalinit.

“I kam mbijetuar Hitlerit dhe Stalinit e do t’i mbijetojë edhe këtij Putinit. Nuk kam fjalë për adhuruesin e Hitlerit nga Kremlini dhe ato që i bëri në Bucha dhe  Mariupol”, tha për fund kjo gjyshe ukrainase.

Kategoritë
BotaLajme