“E parandaluam në minutën e fundit”, ministri kroat thotë se Presidenti donte ta dërgonte ushtrinë në Bosnjë

Ministri i Mbrojtjes së Kroacisë, Marija Banozhiq ka zbuluar një detaj se si sipas tij, presidenti kroat Zoran Milanovic ka pasur qëllim që ta dërgonte ushtrinë në Bosnjë e Hercegovinë por që këtë veprim e kanë parandaluar në minutin e fundit, shkruan Klix.ba, transmeton Gazeta Express.

Presidenti kroat, Zoran Milanovic dhe kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq kanë pasur disa përplasje mes tyre kohëve të fundit.

Presidenti kroat, Zoran Milanovic si komandant suprem i Ushtrisë kishte anashkaluar ministrin e Mbrojtjes si autoritet dhe sipas ministrit të Mbrojtjes, Marija Banozhiq, presidenti kroat donte ta dërgonte ushtrinë në Bosnje e Hercegovinë.

“Pa dijeninë dhe aprovimin tim, ti ke dëshiruar ta dërgosh ushtrinë matanë kufirit në Bosnje e Hercegovinë, ne e parandaluam skandalin në minutin e fundit”, ka thënë ministri i Mbrojtjes.

Mbetet e paqartë se kur ka ndodhur veprimi i tillë dhe se a ka lidhje me krizën e migrantëve në Kroaci apo me ndonjë gjë tjetër

Kategoritë
BotaLajme