E pranon Borrell: Dialogu Kosovë-Serbi nuk po ecën, influenca ruse e madhe

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell, ka folur për dialogun Kosovë-Serbi, ndërsa e ka pranuar se ka ngecje, dhe që nuk po ecën. Por duke theksuar tutje se e vetmja zgjidhje dhe perspektiva europiane e dy vendeve është dialogu, transmeton Gazeta Metro.

Duke folur për ndikimin rus në Ballkan, Borrell tha se influenca ruse në rajonin e Ballkanit Perëndimor është e madhe, por që shpreson që evropianët të dominojnë.

Gjithashtu ka theksuar se duhet që të dy palët të shtyjmë me qëllim që të kuptojnë se ka vetëm një zgjidhje për problemin dhe se ajo vjen përmes dialogut dhe se Bashkimi Evropian ka një mandat nga Kombet e Bashkuara për të koordinuar, shtyrë dhe aktivizuar këtë dialog.

Borrell e bën të qartë se perspektiva evropiane e dy vendeve varet nga rezultati i dialogut.

Kategoritë
LajmeVendi