E rëndë! 20-vjeçarja vritet nga qentë, i dashuri i saj e la aty dhe u largua nga frika

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një 20-vjeçare është sulmuar nga një grup qensh e si pasojë ka mbetur e vdekur.

Mediat italiane kanë bërë më dije se ka humbur jetën e reja e identifikuar si Simona Cavallaro.

Mësohet se ajo ishte duke shëtitur së bashku me të dashurin e saj, por ky i fundit arriti të largohet, ndërkohë që vajza nuk ia doli dot.

Mediat bëjnë me dije se i riu që është në gjendje shoku ka dhënë disa detaje në lidhje me ngjarjen . ai është shprehur se 12 qen rrethuan zonën e më pas u janë vërsulur të rinjve.

Kategoritë
BotaLajme