“E urrej veten”, autori i sulmit në Rusi ishte student, shënimi që la: Nuk do shpëtoni nga armët

Ka shkuar në 8 numri i viktimave nga një sulm i armatosur në qytetin e Perm në Rusi. Një person hapi zjarr brenda një universiteti në qytetin Perm, ku sipas mediave vendase ka tetë të vdekur dhe më shumë se 10 të plagosur.

“Të hënën, një person hyri në ndërtesën e universitetit dhe hapi zjarr . Disa studentë u mbyllën në auditorët e universitetit për t’u fshehur nga autori. Disa studentë u hodhën nga dritaret. Forcat e zbatimit të ligjit janë drejtuar në zonë”, u shprehën autoritetet.

Sipas Komisionit Hetimor Rus, i cili merret me hetimet për krime të rënda, personi i armatosur ishte student në universitet. Sipas mediave lokale dhe ribotuar nga Independent, autori thuhet të jetë 18-vjeçari Timur Bekmansurov i cili në fakt duket se ka lënë një shënim para sulmit të tij.

“Vendosa për datën, 20 shtator. Ndërsa përpiqem të studioj pasazhet midis ndërtesave, përfitimi i këtij është zbatimi i tyre me një plan të detajuar të territorit të universitetit”, mësohet se ka qenë shënimi i autorit të dyshuar të sulmit.

“E urrej veten, por dua të lëndoj këdo që më pengon. Zilja u bë edhe më e fortë, si një vezë që më shtrëngonte kokën. Ndjenja se gjithçka përreth është vetëm një ëndërr nuk zhduket. Unë nuk shoh asnjë arsye për të shkruar diçka tjetër. Në fund, mund të them se nuk jam i pari dhe as i fundit . Nuk do të shpëtoni nga arma, do të vriteni nga makinat, bombat, thikat, gjithçka që ju vjen në mend. Njerëzit si unë do të shkatërrojnë gjithçka përreth jush,” u citua autori nga mediat.

Kategoritë
BotaLajme