Edhe një parti kundër miratimit në parim të Kodit Civil

Pas AAK-së dhe KDTP-së edhe një tjetër parti ka dalë kundër miratimit në parim të Kodit Civil. Bëhet fjalë për partinë rome LPRK.

Përmes një njoftimi në rrjetin social kryetari i LPRK-së dhe njëkohësisht deputeti Erxhan Galushi  është shprehur se do të votoj kundër për miratimin e Kodit Civil konkretisht për lejimin e martesave të të njëjtit seks, i cili pritet të diskutohet dhe votohet sot në Kuvend./Gazetaere

Postimi i plotë

E jashtezakonshmja, asnjehere nuk mund te jete e zakonshme.
Ashtu, edhe jonatyrshmeria s’mund te jete kurre e natyrshme.
Publikimi dhe promovimi i jashtezakonshmes ne dicka te t’zakonshme, eshte fyerje ndaj shumices se zakonshme.
Ndersa, edhe te zakonshmes nuk duhet t’i pengoj e jashtezakonshmja perderisa ajo nuk e trajton veten si t’zakoshme!
Prandaj, qëndrimi im për Projekt-Kodin Civil, konkretisht për lejimin e martesave të të njëjtit seks, i cili pritet të diskutohet dhe votohet sot në Kuvend, është i njëjtë me atë të Komisionit të Legjislacionit. Pra, KUNDËR!
Kategoritë
LajmeVendi