Edhe një përpjekje për ta ndalur luftën, të hënën takimi i tretë Ukrainë-Rusi

Raundi i tretë i bisedimeve mes Ukrainës dhe Rusisë, do të zhvillohet të hënën e ardhshme.

Sipas raportimit të agjencisë së lajmeve Reuters, një negociator ukrainas ka konfirmuar që bisedimet do të vazhdojnë.

David Arakhamiya nga pala ukrainase nuk ka dhënë shumë detaje lidhur në njoftimin e publikuar.

Të enjten e kaluar palët kanë mbajtur takimin e dytë, ku u arrit marrëveshja për të lejuar evakuimin e civilëve dhe futjen e furnizimeve me ushqime dhe barna.

Megjithatë, ka pasur pakënaqësi nga pala ukrainase për mos-zbatim të marrëveshjeve nga ushtria ruse.

Kategoritë
BotaLajme