“Edhe tre të tjerë”. Thellohet skandali me “Thodex”, pronari turk kërkohet në Tiranë. Mediat: E fsheh mafia

Autoritetet turke kanë zbuluar detaje të tjera në lidhje me kërkimin e bosit të kriptomonedhës turke  “Thodex” Faruk Fatih Ozer, i cili dyshohet se  fshihet në Shqipëri.

“Hurriyet” raporton se policia turke nuk ka gjetur edhe tre personat më të afërt të tij në kompani krahas tij duke shtuar dyshimet se ata ishin në dijeni të mashtrimit të rreth 400 000 investitorëve duke shkaktuar një dëm kolosal kryesisht në Turqi pas shpalljes së falimentit.

Ndërkohë që dyshohet se Ozer fshihet në Shqipëri, policia turke është vënë në kërkim edhe të programuesit kryesor të kompanisë Oral Çinar; financieres Rana Azap dhe bashkëshorten e tij Guven Ozer.

Nuk dihet ende se ku gjenden ata, ndërsa në lidhje me Ozer mediat turke raportojnë se ai fshihet në disa shtëpi sekrete në Shqipëri duke patur edhe mbështetjen e mafias dhe të një biznesmeni të njohur këtu.

Faruk Fatih Ozer u largua nga Turqia më datë 18 prill duke marrë me vete edhe nje server ku mbahen 108 milion dollar në formë kriptomonedhash, ndërsa dyshohet se në kompaninë  e tij “Thodex” investuan rreth 400 000 persona me një vlerë totale rreth 2 miliard dollar.

Kategoritë
LajmeRajoni