Edi Rama i bashkohet Kurtit në hotelin super-luksoz në Greqi

Kryeministrit të Kosovës,  Albin Kurti,  në hotelin super-luksoz në rivierën e Athinës i është bashkuar sot edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama.

Lajmi.net ka arritur të sigurojë një fotografi të kryeministrit shqiptar i cili para rreth një ore ka mbërritur në hotelin “Grand Resort Lagonissi”, shkruan lajmi.net.

Ai shihet teksa vjen nën përcjelljen e rojeve të tij, teksa gjatë ditës me gjasë pritet të qëndrojë aty bashkë me kryeministrin Kurti.

E sipas “Booking”, nata për një dhomë standarde për dy të rritur dhe një fëmijë në këtë hotel është 436 euro.

 

Kategoritë
LajmeVendi