Edi Rama: Në 2022 nuk do të përballeni me fytyra sikur i ka vdekur vjehrra për herë të 9-të

Nga Elbasani, ku prezantoi Ligjin e Bashkëqeverisjes, kryeministri Edi Rama tregoi se si brenda vitit 2022, nuk do të ketë më asnjë sportel dhe se të gjitha shërbimet do të kryhen online.

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë nuk i ka kursyer batutat, duke dhënë arsyet pse nuk ka aplikuar për patentë.

“Nuk kam për të marrë patentën se nuk jam i zoti që të ngasë makinë, plus kam dhe këmbët shumë të gjata”, deklaroi Rama.

Ai ka përshkruar një burokraci të gjatë nëpër drejtoritë e transportit, duke bërë një përshkrim interesant, shkruan EkonomiaOnline.

“Pra, çdo qytetar do të jetë rehat nuk do të ketë përballë fytyra nga më të ndryshmet se bëjnë sikur u dhemb koka, sikur do t’i japë fëmijës qumësht, sikur i ka vdekur vjehrra për herë të 9-të dhe të thonë hajde nesër, dhe pasnesër, dhe kuptohet se duhet t’i japësh lekë sepse nuk të japin shërbim.”

Kategoritë
LajmeRajoni