Edi Rama nuk humb kohë, i kthen përgjigje Kurtit: Vij në Kosovë me t’u kthyer nga OKB-ja

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur pozitivisht ftesës së homologut Albin Kurti për të vizituar Kosovën, si kryetar i qeverisë së Shqipërisë në mandatin e tretë.Në një postim në Twitter, Rama falenderon Kurtin për ftesën dhe i bën të ditur se do ta vizitojë Kosovën me t’u kthyer nga Asambleja e OKB.
Reagimi Rames.

Faleminderit @albinkurti! Patjetër do ta vizitoj me shumë kënaqësi Kosovën, me t’u kthyer nga Asambleja e OKB! Le t’ia nisim menjëherë me përgatitjen e Mbledhjes së Përbashkët. Uroj megjithë zemër dhe kam besim se do të bëjmë plot punë të mira në dobi të të dy shteteve tona.”

Kategoritë
LajmeVendi