Edi Rama vazhdon t’i ofendojë qytetarët derisa ata i shprehnin mirënjohje për vizitën

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka vazhduar talljet dhe shprehjen e arrogancës ndaj qytetarëve të republikës ku qeverisë vetë, shkruan Express.

Një video e cila është bërë virale në internet, paraqet kryeministrin shqiptar derisa tallet me qytetarët dhe ua ofendon inteligjencën.

Në video shihet një qytetar i cili e përshëndet Ramën duke i thënë se ndihet i nderuar për vizitën që po ua bën kryeministri, edhe pse ka tjetër qëndrim politik.

“Ne kemi qenë gjithmonë krah politik i djathë, ti na ke bërë nder…”, filloi të thotë qytetari.

Ndërkohë që Rama i ndërhyri po aty duke mos e lënë qytetarin të vazhdojë tutje. Sikur kjo të mos mjaftonte, Rama filloi të tallet dhe ta ofendojë qytetarin.

“Po çka deshe djathtas ti…? Ku e di ti çka është e djathta e e majta? Ti djathtën dhe të majtën di vetëm këmbën e futbollit se këto…”, filloi talljen kryeministri Rama.

Kjo nuk është hera e parë që Rama tallet me qytetarët. Skena të tilla madje ka bërë edhe me gazetarët.

Video të ngjashme janë bërë virale edhe më parë. Një e tillë ishte filmuar pak pas tërmetit famëkeq në Durrës vitin e kaluar.

Derisa një qytetar donte të shprehte ankesën e tij, Rama fillon talljen me hallin e qytetarit

Kategoritë
LajmeRajoni