Edin Terziç do të jetë trajner kryesor në Borussia Dortmund

39-vjeçari udhëhoqi klubin në kupën gjermane DFB-Pokal teksa ishte në detyrë të përkohshme gjatë sezonit 2020-21

Klubi futbollistik gjerman Borussia Dortmund konfirmoi se ka emëruar Edin Terziçin si trajner kryesor, duke arritur një marrëveshje trevjeçare, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Deri tani, shumë njerëz mund të jenë të vetëdijshëm për rëndësinë e veçantë që ka BVB në jetën time. Prandaj do të doja të shpreh falënderimet e mia të sinqerta për Aki Watzke, Michael Zorc dhe Sebastian Kehl për besimin e madh që kanë dhënë tek unë duke ma dhënë këtë përgjegjësi të madhe”, tha Terziç në një deklaratë.

“Ne do të bëjmë gjithçka në fuqinë tonë çdo ditë për ta bërë ekipin dhe të gjithë klubin të suksesshëm”, shtoi ai.

39-vjeçari udhëhoqi klubin në kupën gjermane DFB-Pokal teksa ishte në detyrë të përkohshme gjatë sezonit 2020-21.

Terziç, i cili do të zëvendësojë Marco Rose, do të nënshkruajë një marrëveshje të martën deri në fund të qershorit 2025.

Borussia Dortmund të premten u nda me 45-vjeçarin Rose pas një sezoni në krye.

Kategoritë
LajmeSport