Efekti koronavirus: të krishterët mundësojnë thirrjen e ezanit në xhaminë e Duisburgut

Për herë të parë, dymbëdhjetë vjet pas ndërtimit në xhaminë e madhe në qytetin gjerman Duisburg, ezani do dëgjohet përmes altoparlantëve.

Eshtë interesante të theksohet se bashkësia kishtare e Duisburgut doli me idenë e thirrjes së ezanit si një shenjë e mbështetjes morale për muslimanët në këto ditë të vështira.

Ndodh kjo ndërsa besimtarët nuk mund trë kryejnë ritet në xhami pasi masat ndaluese janë futur për shkak të koronavirusit.

Qyteti i Duisburgut, me kërkesë të kishës dhe komunitetit musliman, lëshoi një leje për thirrjen e ezanit. Kjo mund të konsiderohet si pasojë pozitive e koronavirusit.

https://www.facebook.com/shaker.rifai/videos/10157516896408218/

Kategoritë
BotaLajme