“Egjipti fton fraksionet palestineze për bisedime për pajtim”

“Sekretarët e përgjithshëm të fraksioneve palestineze u ftuan për një takim javën e ardhshme në Kajro nën kujdesin e presidentit egjiptian, Abdel-Fattah al-Sisi dhe homologut të tij palestinez, Mahmoud Abbas”

Egjipti ka ftuar fraksionet palestineze për bisedime për pajtim në Kajro javën e ardhshme, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gazeta e drejtuar nga shteti ‘Al-Ahram’ raportoi se “sekretarët e përgjithshëm të fraksioneve palestineze u ftuan për një takim javën e ardhshme në Kajro nën kujdesin e presidentit egjiptian, Abdel-Fattah al-Sisi dhe homologut të tij palestinez, Mahmoud Abbas”.

Sipas gazetës egjiptiane, në takim do të diskutohen “hapat e nevojshme për t’i dhënë fund ndarjes dhe për të formuluar një plan fazën tjetër”.

Në lidhje me detajet e takimit të sotëm akoma nuk është lëshuar ndonjë deklaratë nga presidenca egjiptiane dhe as nga pala palestineze.

Një armëpushim i ndërmjetësuar nga Egjipti që hyri në fuqi në orët e para të 21 majit i dha fund bombardimeve 11-ditore të Izraelit në Rripin e Gazës.

Nga sulmet izraelite në Gaza dhe në Bregun Perëndimor humbën jetën të paktën 289 persona, përfshirë gra dhe fëmijë. Sulmet po ashtu lanë gjurmë masive shkatërrimi, ndërsa qendra shëndetësore, zyra të medias dhe shkolla ishin midis strukturave të shënjestruara.

Kategoritë
BotaLajme