Ejona Hoxhaj merr mbështetje të fuqishme nga rinia prizrenase

Kandidatja për Asamble Komunale në Prizren nga rradhët e LVV-së Ejona Hoxhaj po merr gjithnjë e më shumë mbështetjen e qytatarëve në të gjitha takimet që po i mban në prag të zgjedhjeve të 17 tetorit

Në kuadër takimeve gjatë fushatës zgjedhore Hoxhaj po merr mbështetjen kryesisht të rinjëve prizrenase pasi që fokusi i saj në politikë do të jetë rinia e këtij qyteti, Hoxhaj po i viziton bizneset të ndryshme që janë themeluar nga të rinjët dhe kanë arritur të jenë të sukseshëm duke i treguar ata si shembull të motivimit dhe të suksesit në shoqëri.

Ejona Hoxhaj me numër 40 në listën e Lëvizjes Vetëvendosje është kandidatja më e re për Kuvendin e Prizrenit!

Kush është Ejona Hoxhaj ?

Ejona Hoxhaj, u lind në Prizren më 21.07.1998. Arsimin fillor dhe atë të mesëm e perfundoi në Prizren. Gjatë shkollimit në Prizren ajo mbaroi me sukses edhe shkollën e ulët të muzikë për flautë, kurse studimet i kreu në fakultetin e shkencave matematiko-natyrore në drejtimin Kimi, programi Kimi inxhinierike në Prishtinë.
Gjate studimeve ka kryer punen praktike në kompleksin Trepça ne laboratorin e percaktimit të metaleve ku ajo i bëri hapat e parë drejt njohjes së jetës profesionale.
Më pas profesionin e saj e ushtroi duke kryer praktikën profesionale në gjimnazin eshkencave natyrore “Gjon Buzuku” në Prizren duke ligjeruar lëndën e Kimisë, me deshirën vullnetare që të ketë impakt në arsimimin e të rinjëve të qytetit të saj.
Në vitin 2019 ishte perfaqësuese zyrtare e projektit “Heisenberg” në organizatën Innovation centre of Kosovo, projekt i cili kishte të bënte me pastrimin e ujërave industrial. Po ashtu ka qenë e inkuadruar në një punim shkencor, në të cilin ka kryer pjesën eksperimentale në bashkëpunim me stafin e departamentit të Kimisë. Ndërsa tani është e punësuar në një kompani farmaceutike, në Prishtinë.
Ejona, perpos arritjes akademike ka qenë aktive edhe në shoqerinë civile, duke qenë antare e bordit drejtues në organizaten IDEA duke ekspozuar kështu efikasitetin e saj edhe ne aktivitete ekstrakurikulare.
Po ashtu ka qenë antare ne kuvendin e të rinjëve të Prizrenit, dhe pjesëmarrëse në shumë trajnime të zhvilluara mbi lidershipin.
Ambiciet e saj janë premtuese për qytetin tonë, është e hapur për bashkëpunim në zgjidhjen e problemeve dhe sfidave shoqërose duke qenë zëri i juaj në Asamble!

 

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi