Ekipi i basketbollit për femra i Fenerbahçes, fitues i kampionatit turk 2022

Klubi i Stambollit mposhti CBK Mersin Yenisehir Belediyesi 97:71 në ndeshjen e tretë të plejofit.

Fenerbahçe Safiport të dielën fitoi titullin e Superligës së Basketbollit për Femra Herbalife Nutrition 2022, raporton Anadolu Agency (AA).

Klubi i Stambollit mposhti CBK Mersin Yenisehir Belediyesi 97:71 në një ndeshje jashtë duke fituar serinë finale 3:0 në plejofin turk.

Fenerbahçe Safiport u udhëhoq nga sulmuesja gjermane Satou Sabally me 22 pikë. Sabally ishte gjithashtu koshashënuesja më e mirë e lojës.

Gardianja e ekipit vendas të CBK Mersin Yenisehir Belediyesi, kroato-amerikanja Shavonte Zellous, shënoi 19 pikë në ndeshjen e tretë.

Pas ndeshjes, Sabally, 24 vjeçe, u emërua Lojtarja më e Vlefshme (MVP) e serisë finale.

Fenerbahçe Safiport më parë dominoi në dy ndeshjet e para në Stamboll me rezultatet 90:55 dhe 95:56.

Klubi i Stambollit fitoi Superligën turke 16 herë dhe suksesi i vitit 2022 është kampionati i tyre i katërt radhazi.

Kategoritë
Sport