Ekonomia turke tejkalon pritjet, rritet me 7 për qind në tremujorin e parë

Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) me çmime aktuale u rrit në 188,6 miliardë dollarë në periudhën janar-mars, sipas TurkStat

Ekonomia e Turqisë shënoi rritje me 7 për qind në bazë vjetore në tremujorin e parë të vitit 2021 midis pasojave ekonomike nga pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19), sipas autoritetit statistikor të vendit, raporton Anadolu Agency (AA).

Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) me çmime aktuale u rrit 29,1 për qind në 1,4 trilion lira turke (188,6 miliardë dollarë) në periudhën janar-mars, njoftoi Instituti Turk i Statistikave (TurkStat).

Paneli prej 21 ekonomistësh të anketuar nga Anadolu Agency të premten kishte parashikuar një rritje mesatare të ekonomisë turke prej 6,4 për qind në periudhën janar-mars, duke lëvizur midis 5 dhe 7,2 për qind.

Mes pandemisë, Turqia ishte një nga vendet e rralla ku nuk u regjistruan nivele negative dhe ekonomia e saj u rrit me 1,8 për qind në vitin 2020.

Kategoritë
BotaLajme