Ekskluzive/ Operacioni ‘Brezovica’ në Ministrinë e Mjedisit: Këta janë zyrtarët që u arrestuan sot

Gjatë operacionit “Brezovica”, policia ka arrestuar shtatë persona, ku dy prej tyre , një zyrtar aktual dhe tjetri ish-zyrtar i Ministrisë së Mjedisit.

Gazeta “Bota sot” nga burimet e saj ka mësuar se zyrtarët e arrestuar janë kryeinspektori Bedri Halimi dhe ish-sekretari i Ministrisë së Ambientit, Arben Çitaku.

Policia janë duke vazhduar bastisjet në ministrinë e Mjedisit, ku janë duke kontrolluar dosje, skanuar dokumentacioni dhe duke i hetuar të dhënat kompjuterike.

Mirëpo, ende nuk dihet se cilat materiale do i marrin për hetime të mëtejshme.

Ndryshe, zyra për Informim të Policisë së Kosovës, në një deklaratë për “Bota sot” ka konfirmuar se Drejroria për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë kompetente, është duke e realizuar një operacion, i cili është vazhdimësi e hetimit të rastit “Brezovica”.

“Mund të konfirmojmë se Policia e Kosovës, në këtë rast Drejroria për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë kompetente, është duke e realizuar një operacion, i cili është vazhdimësi e hetimit të rastit “Brezovica”. Ky operacion shtrihet në dy rajone, atë të Ferizajit dhe Prishtinës, ku përfshihen disa lokacione. Informacione shtesë do të jepen pas përfundimit të operacionit”, thuhet në përgjigjen e Zyrës për Informim të Policisë së Kosovës.

Kjo bastisje e policisë është vazhdim i aksionit të 21 dhjetorit të vitit që ka të bëjë me ndërtimet në Brezovicë, ku u arrestuan 10 persona ndër ta edhe ish-kryetari i Komunës së Shtërpcës, Bratisllav Nikoliq.

Kategoritë
LajmeVendi