Ekspertët e shëndetësisë dhe mësuesit në Rusi thirrje Putinit: Ndalo luftën në Ukrainë

Qindra ekspertë të shëndetësisë dhe mësues në Rusi, në një fushatë që kanë filluar i kanë bërë thirrje presidentit të Rusisë, Vladimir Putin “të ndalojë luftën në Ukrainë”

Qindra ekspertë të shëndetësisë dhe mësues në Rusi, në një fushatë që kanë filluar i kanë bërë thirrje presidentit të Rusisë, Vladimir Putin “të ndalojë luftën në Ukrainë”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në fushatën e filluar kundër sulmeve të Rusisë në Ukrainë, deri më tani kanë marrë pjesë mbi 6.400 ekspertë të shëndetësisë dhe mbi 1.300 mësues nga rajone të ndryshme të vendit.

Në letrën që mësuesit kanë publikuar kundër Putinit në kuadër të fushatës, thuhet se kjo luftë është “katastrofë” dhe se “shkelen të drejtat e njeriut”.

“Vdesin nxënësit tanë”

“Kjo nuk është luftë e jona”, thuhet në letrën në të cilën theksohet se “Ne jemi mësues dhe përdorimi i dhunës është kundër natyrës së profesionit tonë. Në luftë vdesin nxënësit tanë. Kjo luftë do të sjellë në mënyrë të pashmangshme përkeqësimin e mëtejshëm të problemeve sociale në vendin tonë. Mbështesim protestat kundër luftës dhe kërkojmë që të sigurohet menjëherë armëpushimi”.

Edhe në letrën e publikuar nga ekspertët e shëndetësisë theksi vihet mbi mbrojtjen e jetës së njeriut.

“Në rajonet ku vazhdon operacioni, ndodhen të afërm, miq pacientë dhe kolegët tanë. I bëjmë thirrje (Putinit) që të ndalë menjëherë veprimet ushtarake dhe të zgjidhë me rrugë paqësore të gjitha problemet politike”, thuhet në letër.

Kategoritë
BotaLajme