Eksperti i Sigurisë: Radojçiq dhe Veselinoviq janë “Arkanat” e Vuçiqit

Eksperti i sigurisë Agim Musliu ka deklaruar SE Zvonko Veselinoviqi dhe Milan Radojçiqi janë kriminelët kryesorë serbë.

Ai i ka krahasuar ata me kriminelin e luftës Zhelko Razhnjatoviq – Arkanin.

“Ashtu siç ka kryer krimineli Arkan vrasje me porosi të Millosheviqit të serbëve, shqiptarëve, kroatëve e boshnjakëve, ashtu edhe Zvonko e Milani kanë kryer vrasje me porosi të Vuçiqit, veçmas të kundërshtarëve të tij politikë”, ka deklaruar Musliu.

Musliu ka thënë se futja në listë të zezë nga SHBA e këtyre dy serbëve, është alarm për prokurorinë dhe institucionet e sigurisë së Republikës së Kosovës, të cilat sipas tij, duhet vërtet të ndërmarrin hapa komfor qëndrimit amerikan.

Kategoritë
LajmeVendi