Ekuipazhi i filmit rus fluturon për të bërë filmin e parë në hapësirë

Aktorja Julia Peresild dhe regjisori Klim Shipenko u nisën nga Baikonur i Kazakistanit me anijen ruse Soyuz, së bashku me kozmonautin Anton Shkaplerov, një veteran i cili ishte pjesë e tre misioneve hapësinore.

Një aktore dhe një regjisor rus fluturuan në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar (ISS) për të bërë filmin e parë ndonjëherë në orbitë.

Aktorja Julia Peresild dhe regjisori Klim Shipenko u nisën nga Baikonur i Kazakistanit me anijen ruse Soyuz, së bashku me kozmonautin Anton Shkaplerov, një veteran i cili ishte pjesë e tre misioneve hapësinore.

Peresild dhe Klimenko do të xhirojnë segmente të një filmi të ri të quajtur “Sfida”, për një kirurge e cila thirret në një mision urgjent në stacionin hapësinor për të shpëtuar një anëtar të ekuipazhit i cili ka probleme me zemrën.

Pas 12 ditësh në stacionin hapësinor, Peresild dhe Klimenko do të kthehen në Tokë me një tjetër kozmonaut rus.

Kategoritë
BotaLajme