Ekzekutohen pagesat për familjet që kanë humbur familjarin nga Covid-19

Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati ka njoftuar se sot është ekzekutuar pagesa për grupin e parë të Masës 3.1 për familjet që kanë humbur familjarin nga COVID-19.

Ai ka thënë se nga kjo pagesë do të përfitojnë rreth 500 familje.

Ndërsa, ka bërë të ditur se shumë shpejtë do të procesohen edhe grupet tjera.

Postimi i plotë:

Sot është ekzekutuar pagesa për grupin e parë të Masës 3.1 për familjet që kanë humbur familjarin nga COVID-19, për rreth 500 familje përfituese.

Komisioni është duke shqyrtuar në vazhdimësi aplikacionet, dhe shumë shpejt do të procesohen edhe grupet tjera.

Ndërkohë, disa aplikues që kanë pasur dokumentacion të pakompletuar, janë ftuar përmes emailit që të dorëzojnë edhe dokumentet që mungojnë, dhe sapo të pranohen nga komisioni, do të shqyrtohen edhe ato aplikacione

Kategoritë
LajmeVendi