“El Clasico” mbush plotë stadiumin ‘Camp Nou’, priten 90 mijë tifozë

Rikthehet klasikja e futbollit spanjoll mes Barcelonës dhe real Madridit. “El Clasico” do të zhvillohet ditën e diel në stadiumin “Camp Nou”, ora 15:30.

“Camp Nou” do të rikthehet në kohët e saj të vjetra kur mbushej plot e përplot me tifozë për  të parë nga afër dy skuadrat më të mira në kampionatin spanjoll, që gjithmonë kanë rivalizuar për titullin kampion.

Kjo do jetë dueli i parë mes Barcelonës dhe Reali që do të luhet me tifozë 100% pas një viti mungesë, për shkak të pandemisë COVID-19. Në “Camp Nou” priten mbi 90 mijë spektatorë.

“El Clasico” i fundit që shtë luajtur me praninë e spektatorëve është luajtur më 1 mars 2020. Reali i Madridit fitonte 2-0 në “Santiago Bernabeu” përballë Barcelonës, në prani të 78357 tifozëve. Viniciusi dhe Mariano i jepnin fitoren Realit.

Kategoritë
Sport