Elif Elmas shënon golin e dytë më të shpejtë ndonjëherë në Ligën Evropiane UEFA

Elmas e gjeti rrjetën brenda 11 sekondave në ndeshjen e djeshme në të cilën Napoli humbi nga klubi rus Spartak Moscow me rezultat 3:2 në stadiumin ‘Diego Armando Maradona’

Lojtari i kombëtares së Maqedonisë së Veriut dhe mesfushori i klubit italian Napoli, Elif Elmas, ka shënuar golin e dytë më të shpejtë ndonjëherë në Ligën Evropiane UEFA, me ç’rast hyri në historinë e turneut të UEFA-s.

Elmas e gjeti rrjetën brenda 11 sekondave në ndeshjen e djeshme në të cilën Napoli humbi nga klubi rus Spartak Moscow me rezultat 3:2 në stadiumin ‘Diego Armando Maradona’.

Goli i lojtarit 22-vjeçar të kombëtares së Maqedonisë së Veriut tani radhitet prapa rekordit të Jan Sykora-s, i cili shënoi në 10.69 sekonda në ndeshjen e vitit 2016 (Qarabag 2:2 Liberec), duke tejkaluar disa lojtarë të famshëm si Juan Mata dhe Sergio Aguero.

Goli i Elmas ishte gjithashtu goli më i shpejtë në Ligën Evropiane edhe të klubeve italiane.

– Lista e golave ​​më të shpejtë të Ligës Evropiane UEFA

13.21 – Vitolo (Villarreal 1:3 Sevilla) 03/12/2015

15.19 – Ismael Blanco (AEK Athinë 2:2 BATE Borisov) 05/11/2009

16.88 – Keita Balde (Ludogorets 3:3 Lazio) 02/27/2014

18.18 – Juan Mata (Valencia 3:0 Club Brugge) 25/02/2010

19.19 – Sergio Aguero (Manchester City 4:0 Porto) 02/22/2012

Kategoritë
Sport