Elon Musk po shet aksione në SpaceX për të financuar blerjen e Twitter-it?

SpaceX e Elon Musk po planifikon t’u shesë aksione punonjësve, raportojnë New York Post dhe Bloomberg.

Sipas Business Insider, përcjell Telegrafi, burimet thanë për The Post dhe Bloomberg se SpaceX po planifikon të shesë aksionet punonjësve, me 70 dollarë për aksion.

The Post raportoi se shitja, e cila do ta vlerësonte kompaninë në 125 miliardë dollarë, do të fillonte të martën.

Ndryshe, që nga gushti i vitit të kaluar, Musk zotëronte pothuajse 44% të SpaceX, sipas një dosjeje të Komisionit Federal të Komunikimeve të raportuar nga blogu i teknologjisë WCCF Tech.

SpaceX u vlerësua në 100 miliardë dollarë në tetor pas shitjes së aksioneve, raportoi CNBC.

Bloomberg raportoi javën e kaluar se Musk po kërkonte financim për të zëvendësuar një hua prej 12.5 miliardë dollarësh kundrejt aksioneve të tij në Tesla.

Madje një burim bankar ka thënë për The Post se themeluesi i Tesla-s po flet me firmat e kapitalit privat për të mbledhur midis 2 dhe 4 miliardë dollarë.

Aksionet e Tesla-s kanë rënë pothuajse 40% që nga fillimi i vitit, duke e lënë prodhuesin e makinave elektrike me vlerë 750 miliardë dollarë.

Musk njoftoi të premten se marrëveshja me Twitter ishte “në pritje” derisa kompania të verifikojë se si vlerëson përqindjen e llogarive të padëshiruara dhe të rreme.

Disa analistë mendojnë se kjo ishte një dredhi për ta detyruar Twitter-in të kthehet në tryezën e negociatave për të ulur çmimin.

Kategoritë
LajmeTë ndryshme