Emërimi i drejtorëve të Ekzekutivit/ Bllokohet Shaqir Totaj

Kanë kaluar thuajse dy muaj që kur Shaqir Totaj i fitoi zgjedhjet në Prizren, dhe ende nuk arritën t’i kompletojnë kabinetet e tyre.

Gazeta Blic merr vesh se Totaj ka probleme të brendshme partiake, që individë dhe grupe të PDK-së po synojnë pozita ekzekutive.

”Disa prej tyre kanë problem me ligjin, e disa grupe kanë kërkesa të cilat Totaj nuk po i pranon”, thonë burimet e Gazeta Blic.

Pika më e ndjeshme është Drejtoria e Shërbimeve Publike.

”Totaj ende s’ka arritur pajtueshmërinë brendapartiake sidomos për Drejtorinë e Shërbimeve Publike, që konsiderohet më e rëndësishmja”, tha ky burim.

Ndërkohë, AAK dhe Nisma do t’i marrin nga tri drejtori.

Kategoritë
LajmeVendi