Emigrantët e braktisur nga Roja Bregdetare greke shikojnë vdekjen me sy

Ministri i Brendshëm i Turqisë tha se njësitë e Rojës Bregdetare greke kanë lënë në mëshirë të fatit 7 emigrantë duke i braktisur ata për vdekje në mes të detit pa asnjë jelek shpëtimi e gomone, njoftoi “Sputnik”.

Ministri i Punëve të Brendshme, Sylejman Sojllu (Süleyman Soylu) deklaroi përmes llogarisë së tij në «Twitter» se njësitë e Rojës Bregdetare greke pasi i rrahën 7 emigrantë, u morën sendet personale, ua lidhën duart me pranga plastike dhe i lëshuan ata në det pa asnjë jelek shpëtimi dhe varkë duke i lënë ballë për ballë me vdekjen.

“Roja jonë Bregdetare shpëtoi 2 emigrantë në 02.55 me orën lokale, ndërsa gjetën edhe një trup të pajetë. Vazhdojnë kërkimet për të zhdukurit”, shkruan në vijim të postimit të tij ministri Sojllu, ndërsa ka postuar edhe pamje nga momenti i shpëtimit të emigrantëve nga Roja Bregdetare turke.

Kategoritë
BotaLajme