Emra largohet nga pozita e Ambasadorit të Kosovës në Norvegji

Uliks Emra e ka konfirmuar larimin e tij nga posti i Ambasadorit të Kosovës në Norvegji.

Emra ka thënë se vendimi për tërheqjen e tij nga pozita e ambasadorit ishte i papritur dhe i paargumentuar.

Postimi i plotë i Uliks Emras:

Të nderuar dhe shumë të respektuar bashkatdhetar, qytetar të Republikës së Kosovës, përfaqësues të mediave:

Për shkak të interesimit të jashtëzakonshëm dhe kërkesave të shumta të cilat i kam pranuar nga bashkatdhetarët në Norvegji, qytetarëve nga RKS por edhe nga mediat, me qëllim të transparencës dhe informimit të drejtë të opinionit publik ju konfirmoj që:

VENDIMI mbi Tërheqjen time të Parakohshme (të papritur dhe të pa argumentuar) nga posti i Ambasadorit të Republikës së Kosovës në Norvegji, me arsyetimin “zyrtar” “PËR NEVOJA PUNE NË MINISTRINË E PUNËVE TË JASHTME”, është i vërtetë.

Në këtë mënyrë konfirmoj që mandati im si Ambasador i KARIERËS në Norvegji (pas punës sime të përgjithshme 10 vjeçare në Ministri të Punëve të Jashtme si Zëvendës Drejtor i Përgjithshëm, pastaj në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Kroaci dhe tani në Norvegji) ndërpritet dhe do të përfundoj së shpejti.

Kategoritë
LajmeVendi