Emre Belözoğlu, emërohet trajner i ri i Medipol Başakşehir

“Klubi ynë ka arritur marrëveshje me Emre Belözoğlu për detyrën e drejtorit teknik. Ceremonia e nënshkrimit do të zhvillohet nesër”, thuhet në deklaratën e Medipol Başakşehir.

Emre Belözoğlu është emëruar trajner i ri i ekipit turk të futbollit, Medipol Başakşehir.

Në një deklaratë të Medipol Başakşehir thuhet se “Klubi ynë ka arritur marrëveshje me Emre Belözoğlu për detyrën e drejtorit teknik. Ceremonia e nënshkrimit ku do të marrin pjesë presidenti ynë Göksel Gümüşdağ dhe Emre Belözoğlu do të zhvillohet nesër në orën 14:00 në dhomën e konferencave për media në stadiumin tonë. Pjesa e 30 minutave të para të stërvitjes që do të zhvillojmë nesër në orën 16:00 do të jetë e hapur për mediat”.

Ekipi i Stambollit ndau rrugët dje me drejtorin teknik, Aykut Kocaman.

Kategoritë
Sport