Enrique para ndeshjes me Zvicrën: “S’ka asnjë skuadër më të mirë se Spanja në Euro 2020”

Luis Enrique, trajneri i Spanjës, ka dal në konferencë për media pra përballjes me Zvicrën në çerekfinale të Kampionatit Evropian.

Ish-trajneri i Barcelonës ia ka bërë me dije futbollistëve se nuk do të jetë aspak e lehtë, në anën tjetër beson te skuadra e tij që sipas tij, është më e mira deri më tani në “Euro 2020”.

“Ndeshja me Zvicrën do të jetë e kompl8ikuar. Të dy ekipet e njohim shumë mirë njëra tjetrën nga Nations League”, u shpreh Enrique.

“Petkovic është një trajner i shkëlqyeshëm, ka 70 ndeshje dhe është një ekip që luan për gjithçka, shumë i vështirë për tu mposhtur, ashtu si ne”.

Por ai ka besim te të tijtë: “Nuk kam parë asnjë skuadër më të mirë se Spanja në Euro 2020”.

Spanja do të përballet me Zvicrën të premten nga ora 18:00.

Kategoritë
LajmeSport