Enver Hoxhaj takon ministrin e mbrojtjes të Katarit

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj gjatë një vizite në Doha të Katarit, ka takuar ministrin e Mbrojtjes në Katar, i cili njëherësh është edhe zvkryeministër.

Hoxhaj, përmes një statusi në Facebook, ka njoftuar se gjendet në Katar dhe se është takuar me Khalid bin Mohammad Al Attiyah, zëvendëskryeministër dhe Ministër i Mbrojtjes së Katarit.

“Në Doha, takova mikun tim të veçantë, Khalid bin Mohammad Al Attiyah, zëvendëskryeministër dhe Ministër i Mbrojtjes së Katarit! Falënderues për rolin e tij përcaktues në njohjen e Kosovës nga Katari dhe marrëdhënien e shkëlqyeshme në mes të dy vendeve tona!”, ka shkruar Hoxhaj.

Kategoritë
LajmeVendi