Epoka Low mbaroi: Zhgënjim i madh, fatkeqësisht Werner e Muller nuk shënuan

15 vite në krye të Gjermanisë, Kupa e Botës 2014 nuk harrohet. Cikli i Joachim Low ka përfunduar sot, pasi “Pancerat” u mposhtën nga Anglia dhe u eliminuan nga EURO 2020,

Vendin e tij DFB ia ka besuar Hansi Flick, i cili vjet bëri historinë me Bayern Munich dhe në të shkuarën ka qenë ndihmës i Low te Gjermania.

Tekniku, pasi humbjes me Anglinë, për ARD ka deklaruar: “Ky është një zhgënjim i madh për të gjithë ne. Shpresonim të arrinim shumë më tepër në këtë turne dhe besimi ishte shumë i madh në këtë ekip.

Në ndeshje si këto është e domosdoshme t’i shfrytëzoni rastet që krijoni. Timo Werner dhe Thomas Muller për fat të keq nuk mund të shënojnë në rastet që kishin, kështu që ndihem shumë keq që jemi jashtë EURO 2020″.

Kategoritë
Sport