Era e fortë shemb minaren e xhamisë në Turqi (Video)

Dëme serioze ndodhën dje në provincën Ajdin në Turqinë jugperëndimore, kur erërat e forta rrëzuan çatitë e shtëpive dhe dyqaneve, ndërsa në të njëjtën kohë rrëzuan majën e një minareje në qytetin Nazili.

Pamjet janë publikuar në rrjetet sociale, ndërsa banorët dëgjohen teksa flasin të frikësuar për atë që po ndodh. Stuhia me reshje të dendura zgjati rreth 15 minuta, duke shkaktuar dëme të shumta.

Kategoritë
BotaLajme