Erdogan: Çavusoglu i tregoi vendin Dendias

Presidenti Recep Tayyip Erdogan iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në lidhje me përgjigjen që ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu i dha akuzave të ministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias.

“Ministri i Punëve të Jashtme i ka treguar vendin Dendias përballë sjelljes, qëndrimit të tij”, tha Erdogan.

Në prononcimin e bërë nga Stambolli, në lidhje me fjalët e Dendias gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me Çavusoglunë: “Fatkeqësisht, në takimin midis Dendias dhe ministrit tonë të Jashtëm, deklarata është zhvendosur në një terren krejt tjetër. Ministri i Punëve të Jashtme i ka treguar vendin Dendias përballë sjelljes, qëndrimit të tij. Përgjigjja nuk mund të ishte më e butë. Si komb, si popull nuk do të na shkonte për shtat. Ata e përfunduan punën duke bërë vlerësimin e nevojshëm.”

Presidenti Erdogan tha se qëndrimi i ministrit grek nuk ishte i drejtë.

Kurse duke shpjeguar se në bazë të Traktatit të Lozanës, Athina “nuk ka të drejtë” të emërojë kryemyfti të myslimanëve që jetojnë në Greqi.

“Si mund ta bëjnë atë… Ne nuk e emërojmë patriarkun”, u tha presidenti Erdogan gazetarëve në Stamboll.

Erdogan tha se Greqia nuk kushton “kujdesin e nevojshëm” për shtetësinë e 150 mijë turqve që jetojnë në Trakinë Perëndimore, shumica e të cilëve janë myslimanë.

Ai theksoi se vetëm zyrtarët e këtij grupi, të tillë si myftinjtë dhe imamët, mund të zgjedhin një kryemyfti në Greqi.

“Megjithatë, për fat të keq, Greqia nuk mund ta tolerojë këtë dhe nuk u jep autoritet të tillë myftinjve dhe imamëve tanë (turqve në Trakinë Perëndimore) atje dhe do t’i emërojë ata sikur të ishin nëpunës të saj civilë, sikur të shin zyrtarët e vet fetarë”, tha Erdogan.

Kategoritë
BotaLajme