Erdoğan dhe Biden bien dakord për krijimin e një mekanizmi për të zhvilluar marrëdhëniet mes dy vendeve

Në takimin e zhvilluar në një atmosferë pozitive u diskutuan marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe presidenti i SHBA-së, Joe Biden në takimin e tyre në Romë në kuadër të Samitit të Liderëve të G20 deklaruan vullnetin e përbashkët për të zhvilluar marrëdhëniet mes dy vendeve dhe ranë dakord për krijimin e një mekanizmi të përbashkët në këtë drejtim, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Zyra e Komunikimeve të Presidencës thuhet se Erdoğan dhe Biden u takuan në kuadër të Samitit të Liderëve të G20 i cili vazhdon në kryeqytetin e Italisë, Romë.

Në takimin e zhvilluar në një atmosferë pozitive u diskutuan marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale.

Dy liderët deklaruan vullnetin e përbashkët për të zhvilluar dhe për të forcuar më tej marrëdhëniet Turqi-SHBA. Në këtë drejtim u ra dakord për formimin e një mekanizmi të përbashkët.

Në takim u diskutuan hapat reciproke që do të ndërmerren në përputhje me perspektivën e përbashkët në drejtim për rritjen e vëllimit tregtar mes dy vendeve si dhe u theksua rëndësia për bazën e aleancës së NATO-s dhe partneritetit strategjik.

Gjithashtu në takim u shpreh edhe kënaqësia për hapat reciprok të ndërmarrë lidhur me ndryshimet klimatike.

Kategoritë
BotaLajme