Erdogan: Do të dërgojmë 30 mijë vaksina në Bosnjë dhe Hercegovinë

Duke folur në konferencën për shtyp, Presidenti i Bosnjës dhe Hercegovinës, Milorad Dodik tha se ata i janë mirënjohës Presidentit Erdogan për kontributin e tij.

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan mbajti një konferencë të përbashkët shtypi me Milorad Dodik, Kryetar i Këshillit Presidencial të Bosnje dhe Herzegovinës.

Erdogan në konferencë ka dhënë një lajmë të mire për të gjithë qytetarët e këtij vendi. Ai ka njoftuar se do ti dërgojnë 30 mijë doza vaksinash  në Bosnjë

“Ne do të dërgojmë 30 mijë doza vaksinash në Bosnjë dhe Hercegovinë. Ne synojmë të rrisim vëllimin tonë të tregtisë me Bosnjën dhe Hercegovinën në 1 milion dollarë brenda një kohe të shkurtër “.tha ai.

Presidenti i Këshillit Presidencial të Bosnje dhe Herzegovinës Milorad Dodik vlerësoi Presidentin Erdogan dhe theksoi se vendi i tij është mirënjohës. “Presidenti Erdogan është një udhëheqës i shkëlqyeshëm,” tha Dodik./Gazetaere

Kategoritë
BotaLajme