Erdogan emocionohet, pas 500 viteve bëhet thirrja e Ezanit në Spanjë (Video)

Pas 500 viteve ne qytetin Granada të Spanjës u bë thirrja e Ezanit në mënyrë të organizuar nga qytetarët këtë ka përcjellur edhe presdienti Erdogan transmeton Gazeta e Re

Numri i vdekjeve nga koronavirusi është duke u rritur dita ditës në Spanjë, kërkuan urgjentisht ndihmë edhe nga Nato.

Qytetarët musliman duke qëndruar në shtëpitë e tyre u organizuan për ta bërë thirjen e ezanit nga dirtaret dhe ballkonet e tyre.

Ata thonë se lufta me pandeminë nuk njeh flamur,kulturë dhe fe. Për këtë arsye të gjithë duhemi të jemi bashkë dhe të kujdesemi për njëri tjetrin duke qëndruar në shtëpi.

Ndërsa Ministri i Komunikimit së Turqisë Fahrettin Altun në rrjetin social Twitter ka shpërndarë pamjet e Presidentit Erdogan, i cili përcjellte ezanin e thirrur në Spanjë.

Në postimin e plotë Altun ka shkruajtur se ” Presidenti ynë po përcjell Ezanin e thirrur në Spanjë… Mos të mungojë thirrja e Ezanit në tokë, Allahu na dhuroftë ato ditë që do të falim bashkarisht namazet tona” / Gazeta e Re /

https://www.youtube.com/watch?v=OduHf4I43gE&feature=youtu.be&fbclid=IwAR2FfwHOezLocYXrH_Ca-eJwlPuhCfQoZf_RSiTqhPuOpK6jKoZncCpQ6fI

Kategoritë
BotaLajme