Erdoğan: Fabrika e re e eksplozivëve do ta bëjë Turqinë të pavarur nga importet

Tani Turqia do të jetë në gjendje të prodhojë eksplozivë si RDX, HMX dhe CMX, theksoi presidenti turk.

Falë një fabrike të re, Turqia nuk do të varet më nga bombat ajrore, municionet, raketat ose kokat luftarake të importuara, tha presidenti Recep Tayyip Erdoğan, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në ceremoninë e hapjes së Fabrikës së Raketave dhe Eksplozivëve Barutsan të Kompanisë së Industrisë Mekanike dhe Kimike (MKEK) në kryeqytetin Ankara, presidenti Erdoğan tha se objekti i ri u krijua me burime të brendshme.

Duke iu bashkuar një grupi ekskluziv të vendeve, tani Turqia do të jetë në gjendje të prodhojë eksplozivë si RDX, HMX dhe CMX, theksoi ai.

“Ngjarjet e fundit dhe embargot e fshehta që na janë bërë krijuan nevojën për të prodhuar produkte të tilla kritike brenda vendit tonë”, tha Erdoğan.

Duke e çuar Turqinë në radhitje të larta, fabrika e re mund të prodhojë eksplozivë të brezit të ardhshëm, theksoi presidenti turk.

Kategoritë
BotaLajme