Erdogan i rrit pagat e punonjësve shëndetësorë mbi 500 euro

Ministri i Shëndetësisë së Turqisë, Fahretin Koca ka bëri të ditur se do të aplikojnë rritje nga 2500 deri në 5 mijë lira turke ( 500 Euro) për punonjësit e shëndetësisë.

Ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, në deklaratën e tij pas mbledhjes së MFK-së të AK Partisë, tha se do të ketë lajme të mira për punëtorët shëndetësorë.

Ministri Koca tha se do të ketë rritje të lartë për profesionistët e shëndetësisë.Duke dhënë informacione për shumat e rritjes, Koca tha se “Ne do të bëjmë një rritje të pagave të punonjësëve të shëndetësisë nga 2500 deri në 5 mijë lira”.

“Treguesi shtesë për mjekët e përgjithshëm do të jetë nga 13 mijë deri në 33 mijë, ndërsa për mjekët specialistë do të jetë nga 17 mijë deri në 40 mijë, duke përfshirë edhe stomatologët. Presim mbështetjen e të gjitha grupeve në Kuvend për një marrëveshje me 2 mijë. 500 për mjekët dhe 5 mijë për mjekët specialistë”. tha ai.

Kategoritë
BotaLajme