Erdogan: Jemi të vendosur për të qenë në vendin e merituar në rendin global

Presidenti Recep Tayyip Erdogan bëri deklarata pas mbledhjes së Kabinetit Presidencial që u zhvillua të hënën në Bestepe në Ankara.

Presidenti Recep Tayyip Erdogan bëri deklarata pas mbledhjes së Kabinetit Presidencial që u zhvillua të hënën në Bestepe në Ankara.

“Turqia është e vendosur që të zërë vendin e saj që meriton në rendin e ri politik dhe ekonomik global, i cili është përshpejtuar me epideminë (e koronavirusit të llojit të ri Covid-19)”, tha Presidenti Erdogan.

Ai deklaroi se deri më 15 mars numri i vaksinimit arriti më 11 milionë e 500 mijë.

“Ne do të vazhdojmë të furnizojmë vendin me vaksina nga jashtë derisa vaksina jonë vendore të jetë gati”, u shpreh Erdogan.

Duke bërë të ditur se asnjë nga mangësitë dhe dobësitë në sigurimin e zinxhirit të furnizimit në shumë vende të botës gjatë rrjedhës së epidemisë nuk janë dëshmuar në Turqi, Erdogan tha: “Ne jemi të vendosur për ta çuar Turqinë në vendin që meriton në rendin e ri politik dhe ekonomik global, i cili është përshpejtuar me epideminë e koronavirusit”.

Kategoritë
BotaLajme