Erdoğan: Masat e reja do të vazhdojnë për të mbrojtur publikun turk nga kostot e larta

Pas kryesimit të mbledhjes së kabinetit presidencial në kryeqytetin Ankara, presidenti Erdoğan tha se asnjë shtetas turk nuk do të duhet të transferojë kursimet e tij nga lira turke në valutë të huaj.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka njoftuar masa të reja për të vazhduar mbajtjen e premtimit për mbrojtjen e publikut turk nga kostoja e lartë e jetesës, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas kryesimit të mbledhjes së kabinetit presidencial në kryeqytetin Ankara, presidenti Erdoğan tha se asnjë shtetas turk nuk do të duhet të transferojë kursimet e tij nga lira turke në valutë të huaj.

Ai njoftoi se qeveria po paraqet një alternativë të re financiare për kursimet e qytetarëve për të larguar shqetësimet e tyre mbi kursin e këmbimit, që ditëve të fundit ka arritur nivele rekord.

“Për kompanitë eksportuese që e kanë të vështirë të paraqesin çmime për shkak të luhatjeve të kursit të këmbimit, do t’u jepet një e pritshmëri e kursit të këmbimit nga Banka Qendrore”, shpjegoi Erdoğan.

Ai po ashtu tha se ndalesa (zbritja) në pagesat e dividentëve të kompanive po ashtu do të ulet në 10 për qind.

Ai shtoi se shkalla e subvencionit shtetëror për sistemin e pensioneve personale do të rritet ndjeshëm nga 5 për qind në 30 për qind.

Njoftimi i presidentit turk vjen mes rritjes së çmimeve dhe rritjes së kursit të këmbimit, përderisa qeveria ndjek “modelin e ri ekonomik”, që thekson kundërshtimin ndaj interesit të lartë.

Zyrtarët qeveritarë thonë se kurset e këmbimit injorojnë bazat e forta ekonomike të Turqisë dhe ata kanë fajësuar çmimet e larta te grumbulluesit dhe faktorët global. Sipas presidentit Erdoğan, përfitimet e qasjes së re të Turqisë do të bëhen të qarta në tre deri në gjashtë muajt e ardhshëm.

Kategoritë
BotaLajme